Κυριακή, 3 Ιανουαρίου 2016

VJERSHË PËR DOKTORIN

Poezi nga miku im gjirokastrit, Hadër MEVLANI kushtuar doktorit, Vasil Jorgji.


Doktor i dashur shkuan vite,
qëkur ke ikur, ty s’je më
dhe të kujtojmë përherë më rallë,
kur e sjell rasti këtë gjë.

Në supkoshiencë më është fiksuar,
ai shikimi i gjerë si det,
të ngrohtat fjalëzat të tua,
që përmirësonin çdo pacient.

Kur zemra jote e lodhur bënte,
të fundmet rrahje gjithsesi,
përmbi qytet qëndronte varur,
ankthi i njerëzve për ty.

Se ty sa foshnja ke shpëtuar,
në netët me pagjumësi,
po ja, na ike heshtur, shtruar,
pra fli i qetë, o fëmi.

Me pikëllim ne të përcollëm,
nga cdo rrugicë edhe sokak,
me mall të thjeshtë punëtori,
mësues, bujq dhe druvarë.

Në funeralin tënd të dhimbshëm
edhe natyra derdhi shi,
me baltë këpucët na u mbushën,
çuam pak baltë në çdo shtëpi.

Doktor i dashur, shkuan vite,
qëkur ke ikur, por ty je,
në hovin tonë i përtëritur,
plot vrull rinor edhe hare.


03/01/2016

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.